Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

31 kallëzime penale ndaj mbi 200 personave në Pejë për manipulim të rezultateve zgjedhore

Numerimi i votave

Foto: Driton Paçarada

Të paktën 31 kallëzime penale ndaj mbi 200 personave të dyshuar pritet të dorëzohen në Pejë lidhur me manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit. 

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për KOHËN se rastet lidhen me ndërhyrje në procesin e numërimit dhe evidentimin e votave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dyshuarit kryesisht janë kryesues dhe komisionerë të përfshirë në procesin zgjedhor. 

Nikçi ka njoftuar se hetimet janë zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë administrimit të votave, ndërsa autoritetet janë në fazën e procedimit të rasteve përkatëse.

Policia ka njoftuar të mërkurën në raportin 24-orësh se së fundmi, për falsifikim të rezultateve të votimit janë shoqëruar në stacion policor edhe shtatë burra dhe tri gra.

Me vendim të prokrurorit, të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt. 

Për këto zgjedhje ka pasur dhjetëra kryesues dhe komisionerë të ndaluar nën dyshime për dallavere me vota. Manipulime dyshohet se ka pasur gjatë numërimit të votave për kandidatë për deputetë.