17-vjeçari nga Kosova, E.S., që theri me thikë mësuesen në Essen të Gjermanisë javën e kaluar, dyshohet se kishte motive islamike, ka raportuar e përditshmja gjermane “Bild”.
Sipas “Bild”, adoleshenti nuk u mjaftua vetëm me sulmin ndaj mësueses, por ka sulmuar edhe një person të pastrehë, ndërsa ka incizuar video ku pretendon autorësinë e akteve të dhunshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia gjermane vazhdon ta hetojë rastin.
17-vjeçari e goditi mësuesen me thikë në stomak, duke i shkaktuar lëndime të rënda, por ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Edhe vetë adoleshenti ishte plagosur rëndë gjatë arrestimit nga Policia, por është në gjendje stabile.