Tash e tre vjet, sindikatës së ndërmarrjes “Prishtina Parking” nuk po u plotësohen kërkesat e tyre për rritje page dhe shujta.
Në një protestë të sindikatës të hënën, ata shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj menaxhmentit të kësaj ndërmarrjeje për mosplotësim të kushteve. Një shqetësim tjetër i tyre ishte edhe sigurimi shëndetësor, për të cilin po ndahen paratë nga paga dhe megjithatë nuk po paguhet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Sindikatës së ndërmarrjes “Prishtina Parking”, Flamur Hajdari tha se si përgjigje nga ana e tyre është se ndërmarrja është në krizë financiare.
“Kërkesat janë e shujtës, obligimeve të sindikatës, një gjysmë page që na ka mbet, po ashtu presim nga ta të ndërmarrin, përndryshe vazhdojmë me protestë, nëse nuk arrijmë diçka do vazhdojmë edhe me grevë. Që tre vite i kemi këto kërkesa. Përgjigja për momentin ndërmarrja është në krizë edhe ne jemi në krizë, me një page 500 euro për momentin jemi shumë keq”, tha ai, raportoi KSP-ja.
Ndërsa, anëtari i kryesisë së sindikatës, Safet Zuka tha se pas protestës njëorëshe do të vazhdojnë përsëri punën.
“Kemi vendosur ta mbajmë protestën njëorëshe dhe do vazhdojmë të jemi pranë rezidentëve tonë, qytetarëve, do vazhdojmë me punë, kjo është vetëm një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë”, shtoi Zuka.
E sekretari i sindikatës, Drilon Dugolli shprehi shqetësimin për sigurimet shëndetësore. Dugolli bëri të ditur se kanë kërkuar edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama për një takim porse nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
“Kemi probleme edhe te sigurimi shëndetësor, të cilin nuk e kanë paguar që 9 muaj. Ndalen mjetet porse sigurimi nuk paguhet... Rritjen e pagës e kemi kërkuar, që është e domosdoshme... Kryetarit Rama i kemi dërguar një email me shqetësime tona dhe ndaj ndërmarrjes, thirrje nuk kemi pasur, presim të na ftojë që të negociojmë dhe të gjejmë zgjidhje pozitive”, tha ai.
Ata paralajmëruan edhe një protestë dhe nëse nuk ftohen në takim thanë se do të hynë në grevë.