60 MINUTA

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, sot në “60 Minuta” për zgjedhjet në diasporë

Skender Xhakaliu

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu, do të jetë sot në një lidhje direkte në emisionin “60 Minuta” në KTV për të diskutuar lidhur me organizimin e procesit të zgjedhjeve në diasporë.

A u janë ofruar mjaftueshëm alternativa shtetasve të Kosovës në diasporë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?

Cila është forma më e lehtë e votimit kësaj radhe për diasporën?

A ka shumë shtetas të cilët nuk kanë arritur ta përfundojnë procesin e votimit përmes postës për shkak të vonesave e mosarritjes me kohë të fletëvotimeve?

Me 12 dhjetor pritet të nisë votimi përmes postës derisa shtypja e fletëvotimeve pritet të bëhet më vonë, çka tregojnë këto afate për procesin e votimit përmes postës?

A mjaftojnë ambasada dhe konsullatat në Gjermani e shtete tjera për të votuar atje, a ka qenë e ligjshme shtimi i hapësirave alternative?

A po tentohet të manipulohet vota e diasporës përmes akuzave mes partive për pengimin e procesit të votimit në diasporë?

Si komentohet pjesëmarrja e ambasadores së Norvegjisë në tubimin e Vetëvendosjes në Oslo çka do të për diplomacinë?

A vë në dyshim integritetin e procesit zgjedhor në diasporë pjesëmarrja e ambasadores në tubim partiak?

Biseda nis në orën 17:10.