Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, do të jetë i ftuari i radhës në emisionin "60 Minuta" për të diskutuar për kërkesat dhe gjendjen e punëtorëve në sektorin privat.
Çka u tha në takimin e sindikatës me zyrtarë të komunës së Prishtinës ku u kërkua rritja e pagave për punëtorët teknik të shkollave dhe QKMF-ve?
Kur do të ndërpritet greva e punëtorëve të sigurimit fizik të QKUK-së?
A është nënshkruar kontrata me kompaninë dhe cilat janë kushtet e kontratës?
Cila është situata e punëtorëve në sektorin privat sot?
Edhe
Azemi pyet Kurtin e Muratin për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin jopublik
Sa respektohet ligji i punës?
A kanë kontrata të punës?
A ekziston ende frika e raportimit të shkeljeve nga punëdhënësi?
A vazhdon të jetë i lartë numri i punëtoreve që vdesin në vendin e punës, dhe atë kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë?
Edhe
Azemi: Probleme me pagën minimale te kompanitë që punojnë për institucionet shtetërore
A kemi më shumë inspektorë të punës të cilët mbikëqyrin sektorin privat për respektim të këtij ligji?
Do të jenë disa prej çështjeve që do t’i diskutojmë në këtë intervistë.
Emisioni "60 Minuta" nis nga ora 17:00.