Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
60 MINUTA

Bllokada politike dhe vrasja e dyfishtë në Malishevë, sot në “60 Minuta”

Bllokada politike dhe vrasja e dyfishtë në Malishevë, sot në “60 Minuta”

Emisioni “60 Minuta” do të trajtojë dy tema të ndryshme për zhvillimet kryesore në vend. 

Profesori i së drejtës Flamur Hyseni do të jetë i ftuar në pjesën e parë të intervistës për të diskutuar për bllokadën aktuale dhe rrjedhjen e afatit prej 15 ditësh për mandatarin e dytë për formimin e qeverisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e dytë të emisionit do të jetë e ftuar avokatja Fehmie Gashi-Bytyçi me të cilën do të diskutojmë për vrasjen e dyfishtë të ndodhur një ditë më parë në Malishevë dhe mënyrën se rasti ishte trajtuar paraprakisht nga institucionet e drejtësisë. 

Emisioni “60 Minuta”, sot nga ora 17:00.