Horoskopi ditor - 23 Jan 2026

Dashi

21 mars - 19 prill

Kjo është një ditë shumë e fuqishme për ju. Hëna është në shenjën tuaj dhe ju sjell energji pozitive gjatë gjithë ditës. Marrëdhëniet me të tjerët do të jenë të suksesshme, të ngrohta dhe plot mirëkuptim. Ju ndiheni me fat dhe me humor shumë të mirë. Shijojeni ditën!

Demi

20 prill - 20 maj

Sot lini një përshtypje shumë të mirë te të tjerët. Ju mund të bëni diçka të rëndësishme pa u vënë re, ose dikush po ju mbështet nga prapaskena. Planetët janë në anën tuaj. Eprorët dhe autoritetet ju vlerësojnë shumë.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Shfrytëzoni çdo mundësi për udhëtime ose ndryshim ambienti. Sot është ditë shumë e favorshme për ju. Mund të hapen mundësi të reja në media, botime, mjekësi ose çështje ligjore. Mos hezitoni, veproni me guxim!

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Sot të tjerët ju dallojnë më shumë se zakonisht. Njerëzit flasin dhe ju vëzhgojnë më shumë. Mos u shqetësoni, sepse energjia është pozitive. Çështjet praktike dhe financiare ecin mirë për ju. Përfitoni nga kjo situatë.

Luani

23 korrik - 22 gush

Bisedat me miqtë, partnerin ose bashkëshortin janë shumë të këndshme dhe të frytshme. Mund të bëni plane për udhëtime ose argëtim. Çdo ide që ndani sot mund të sjellë kënaqësi dhe përfitime. Është ditë shumë e mirë për ju.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Kjo është një ditë shumë produktive. Ju arrini të bëni shumë gjëra dhe ndiheni mirë gjatë gjithë kohës. Negociatat financiare janë të suksesshme. Nëse ju duhet diçka, kërkojeni pa frikë. Bashkëpunëtorët ju mbështesin.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Pranoni ftesa për dalje dhe shoqëri. Takoni miqtë për kafe, drekë ose darkë. Shijoni filma, teatër ose aktivitete argëtuese. Romanca është e favorshme. Vishuni bukur dhe dilni, do ta shijoni shumë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Është ditë shumë e mirë për shtëpinë dhe familjen. Mund të bëni disa rregullime ose përmirësime në ambientin tuaj. Ftoni miq ose familjarë. Bisedat familjare janë të ngrohta dhe pozitive. Shijoni kohën në shtëpi.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Sot ndiheni energjikë dhe aktivë. Dilni, flisni me njerëz, bëni udhëtime të shkurtra. Është ditë e shkëlqyer për të mësuar diçka të re. Në biseda jeni bindës dhe shumë simpatikë. Të tjerët ju dëgjojnë me kënaqësi.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Bisedat për para dhe financa shkojnë shumë mirë sot, sidomos për çështje familjare ose prona. Disa prej jush preferojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe të pushojnë. Puna nga shtëpia ose blerjet online mund t’ju sjellin përfitime.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Sot jeni në qendër të vëmendjes. Pesë planetë janë në shenjën tuaj dhe ju japin avantazh të madh. Gjërat ecin sipas dëshirës suaj. Jeni bindës, të fortë dhe të sigurt. Shkoni pas asaj që doni, sepse ka shumë gjasa ta arrini.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Kjo është një ditë që ju bën të ndiheni mirë. Paratë, blerjet dhe idetë për fitime janë të favorizuara. Besoni tek aftësia juaj për të tërhequr para ose ndihmë praktike. Mund të merrni favore ose mbështetje. Fat i mirë!