Horoskopi ditor - 30 Mar 2025
Dashi
21 mars - 19 prillNuk doni që një mik apo koleg të vuajë, por në këtë rast është e këshillueshme që të mos bëni asgjë për ta ndihmuar. Duket se ky është një nga ato raste ku tjetri duhet ta marrë vetë mësimin, me gjasë në mënyrën më të vështirë. Megjithatë, është mirë ta dinë se ju kanë pranë.
Demi
20 prill - 20 majMos nxitoni shumë për të marrë një vendim për një çështje që është shumë e ndërlikuar. Shfrytëzojeni kohën e nevojshme që ju duhet për ta parë të gjithë situatën me qetësi dhe veproni vetëm kur të jeni shumë të sigurt se do të funksionojë.
Binjakët
21 maj - 20 qershorKëtë javë rrezikoni që ose t’i mbivlerësoni aftësitë tuaja, ose t’i nënvlerësoni ato të kundërshtarit. Cilido qoftë rasti, rezultati mund t’ju kushtojë. Mos harroni se momenti kur nisni të besoni se asgjë nuk mund të shkojë keq, është pikërisht momenti kur kjo ka më shumë gjasë të ndodhë.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNuk duhet të lejoni që ndjenjat personale të ndërhyjnë në çështje më të rëndësishme. Po sigurisht mund të keni parimet tuaja, por kjo nuk duhet të thotë që duhet të jeni personi që humbisni gjithnjë për shkak të disa personave.
Luani
23 korrik - 22 gushEkziston një mundësi e vogël, por reale, që dikush po ju mbush me informacione të rreme, duke shpresuar se do të merrni një vendim të gabuar. Duke pasur parasysh këtë, verifikoni mirë çdo gjë që ju thuhet. Mos i besoni askujt.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorBota është e mbushur me njerëz ziliqarë që janë të aftë për të bërë gjithçka që t’ju pengojnë në rrugën drejt suksesit. Një person i tillë do ta bëjë të pamundurën këtë javë. Largojeni nga jeta juaj dhe mbani pranë vetëm njerëz pozitivë.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorNga nxitimi për të nisur me një projekt të ri, mund të keni anashkaluar disa faktorë të vegjël, por të rëndësishëm, që kanë potencialin t’jua prishin planet. Analizoni çdo detaj këtë javë, e madje kërkojini edhe një miku të besuar që t’ju ndihmojë.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorKeni shumë gjëra që ju bëjnë të ecni përpara, ndaj nuk ka arsye për ta mbajtur fytyrën e vrenjtur. Cilado qoftë arsyeja duhet ta tejkaloni dhe të viheni në lëvizje. Kura më e mirë për depresionin është veprimi, ndaj bëni diçka dhe bëjeni tani.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorMund të mos e besoni diçka që një mik do t’ju rrëfejë këto ditë. Ndonëse mund ta ekzagjerojë disi, por ajo që do t’ju thotë do të jetë e vërtetë, ndaj dëgjoni dhe mësoni. Nëse në këtë çështje përfshihen paratë, veproni me shumë kujdes.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarVendosini vetes qëllime, por sigurohuni që të jenë të arritshme. Nëse synoni më lart sa duhet, do t’ju duhet shumë kohë për ta pranuar dështimin. Jini vetvetja, jo ata që kërkojnë të tjerët.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtKëtë javë është e nevojshme që në plan të parë të vini çështjet financiare dhe të lini mënjanë marrëdhëniet personale. Kjo, sepse me këtë ritëm që po shpenzoni paratë rrezikoni që shumë shpejt të mbeteni me xhepat bosh.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsËshtë me rëndësi që këtë javë ta shfrytëzoni kohën e nevojshme për të menduar përpara se të bëni çdo veprim gjatë ditëve në vijim. Ka gjasë se dikush po e shfrytëzon frikën tuaj me shpresën se do të gaboni.