Horoskopi ditor - 26 Mar 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Një debat i vogël në lidhje me pasuritë tuaja ose diçka që zotëroni mund të ndodhë sot. Ose mund të debatoni me një mik ose një grup se si të shpenzoni një shumë të caktuar parash. Gjërat janë të paparashikueshme.

Demi

20 prill - 20 maj

Kjo është një ditë e ndërlikuar për t’u marrë me prindërit, shefat dhe figurat autoritare, duke përfshirë policinë. Ju mund të jeni të pakënaqur për një lloj deklarate të bërë nga lart. Ose mund të mos jeni dakord dhe ta gjeni veten duke u përballur me të papriturat. Keni kujdes!

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Planet e udhëtimit do të ndryshojnë sot. Apo ndoshta, ju duhet të udhëtoni papritmas kur nuk e prisnit ta bënit këtë? Po kështu, çështjet që lidhen me shkolla mund të kenë një kthesë të papritur.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Diçka e papritur mund të ndikojë në pasurinë tuaj ose ndonjë gjë që ka të bëjë me taksat, borxhin dhe pronën e përbashkët. Një shumë të madhe parash mund ta humbisni shumë lehtë andaj kini kujdes. Qëndroni në kontakt me bankat.

Luani

23 korrik - 22 gush

Një partner, bashkëshort ose mik i ngushtë mund t'ju japë një goditje të fortë sot. Ata mund të duan të ndryshojnë rregullat. A mund të kenë një sugjerim të pazakontë? Mund të duan më shumë liri në marrëdhënie? Mund të jetë çdo gjë. Jini vigjilentë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Rutina juaj e punës do të ndërpritet sot. Mungesa e stafit, ndërprerjet e energjisë elektrike, prishjet e pajisjeve, vonesat e dërgesave dhe lajmet e papritura janë vetëm disa shembuj të asaj se çfarë mund të ndodhë. Të tjerët mund të habiten nga lajmet për shëndetin.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Prindërit duhet të dinë se kjo është një ditë e prirë për aksidente për fëmijët e tyre. Sigurohuni që të dini se ku janë ata në çdo kohë. Në veçanti, jini të vetëdijshëm për potencialin për aksidente me energjinë elektrike. Ndërkohë përgatituni që edhe disa plane të dështojnë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Rutina juaj do të ndërpritet sot. Pajisjet e vogla mund të prishen ose mund të ndodhë një thyerje e vogël. Mund të jetë çdo gjë. Edhe një marrëdhënie shoqërie mund të prishet shpjet. Keni kujdes!

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Kushtojini vëmendje gjithçkaje që thoni dhe bëni sot sepse kjo është një ditë e prirë për aksidente për ju. Sigurisht, një aksident nuk duhet të ndodhë me patjetër, por ju mund të shpërqendroheni. Nga ana tjetër, ju duhet të tregoni më shumë kreativitet në punë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Mbani fokusin te paratë tuaja sot sepse gjërat janë të paparashikueshme. Ju mund të gjeni para; ju mund të humbni para. Mbrojeni atë që zotëroni kundër humbjes, vjedhjes ose dëmtimit. Nëse bëni blerje, kujdes nga blerjet impulsive për të cilat më vonë mund të pendoheni.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Sot Hëna është në shenjën tuaj në kundërshtim me Uranin e çuditshëm, gjë që ju bën të fiksuar pas gjërave, veçanërisht gjërave jokonvencionale. Gjithashtu sot ndiheni më të pavarur, të shqetësuar dhe kokëfortë. Jeni edhe të prirë ndaj aksidenteve. Keni kujdes.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Ju ndiheni të shqetësuar sot. Postat janë vonuar. Situatat financiare përkeqësohet dhe kjo mund t’ju shkaktojë stres. Kini parasysh se kjo është e përkohshme. Është një re e errët në horizont që së shpejti do të zhduket.