Horoskopi ditor - 17 Aug 2026
Dashi
21 mars - 19 prillKjo është një ditë plot argëtim dhe lojëra. Shijoni shoqërinë dhe bisedat me të gjithë. Sportet dhe koha e kaluar me fëmijët do t’ju pëlqejnë shumë. Përgatituni të bashkëpunoni me të tjerët, sepse mund t’ju duhet të bëni më shumë lëshime kur keni të bëni me bashkëshortin/en, partnerin/en dhe miqtë e ngushtë. Atmosfera romantike është e fortë.
Demi
20 prill - 20 majSot mund të zhvilloni biseda me një pjesëtar më të rritur të familjes. Shqetësimi mund të lidhet me riparime praktike. Nëse është kështu, prisni derisa të përfundojë “Alarmi i Hënës”, periudhë kjo e vështirë, përpara se të merrni ndonjë angazhim. Ndërkohë, mund të nisë një romancë ose flirt me dikë që lidhet me punën. Kjo është një ditë për flirt.
Binjakët
21 maj - 20 qershorKjo është një ditë e shkëlqyer për një udhëtim të shkurtër ose një xhiro me veturë. Do t’ju pëlqejë të bisedoni me vëllezërit, motrat, të afërmit dhe fqinjët. Gjithashtu do të kënaqeni duke bërë kërkimet dhe përgatitjet tuaja për të hartuar plane për të ardhmen. Prisni derisa të përfundojë “Alarmi i Hënës” përpara se të merrni ndonjë angazhim. Është gjithashtu dita perfekte për një takim romantik ose për të kaluar kohë me personin që ju pëlqen!
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikSot do të kënaqeni duke pritur miq në shtëpi. Në fakt, është dita perfekte për një takim romantik. Ndoshta do të ftoni dikë në shtëpi. Mund të zhvilloni gjithashtu një bisedë praktike dhe serioze për paratë ose financat. Nëse është kështu, prisni derisa të përfundojë “Alarmi i Hënës”, përpara se të bini dakord për diçka!
Luani
23 korrik - 22 gushSot ndiheni miqësor dhe të shoqërueshëm. Në mëngjes gjërat do të jenë disi të qeta, por me kalimin e ditës energjia juaj do të rritet. Shijoni bisedat dhe shoqërinë e të tjerëve. Diskutimet për çështje ligjore ose mjekësore mund të jenë praktike dhe serioze. E njëjta gjë vlen edhe për udhëtimet, por prisni derisa të përfundojë “Alarmi i Hënës”, përpara se të veproni!
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorSot do të shijoni vetëm pak privatësi, pasi mund të përfshiheni në diskutime lidhur me trashëgiminë, taksat, borxhet dhe pronën e përbashkët. Mund të dëshironi të gjeni mënyrën se si të ndani diçka. Nëse po, dijeni se gjërat ka shumë gjasa të shkojnë në favorin tuaj. Por tregohuni të zgjuar dhe prisni derisa të përfundojë “Alarmi i Hënës”.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorKjo është një ditë e ndërlikuar. Gjëja e parë që duhet të dini është se “Alarmi i Hënës” do të jetë aktiv për pjesën më të madhe të ditës. Megjithatë, është një kohë e favorshme për diskutime dhe për të bërë plane, por jo për të rënë dakord për diçka. Bëni kërkimet dhe përgatitjet tuaja. Është një ditë e mrekullueshme për t’u shoqëruar me të tjerët dhe për të eksploruar mundësi romantike.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorSot njerëzit do t’ju dëgjojnë, sepse keni disa ide të arsyeshme që dëshironi të ndani me ta, veçanërisht në lidhje me punën, shëndetin ose edhe një kafshë shtëpiake. Ndërkohë, për disa persona mund të zhvillohen lidhje të fshehta dashurie, sepse atmosfera romantike është shumë e fortë sot. Kontrolloni “Alarmin e Hënës”!
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorShijoni shoqërinë e miqve, veçanërisht të njerëzve krijues. Mund të diskutoni për mundësi udhëtimi ose çështje që lidhen me ligjin, mjekësinë, botimet dhe arsimin e lartë. Ndërkohë, një miqësi mund të kthehet në romancë sot. Por kini parasysh “Alarmin e Hënës”.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarSot do t’u bëni një përshtypje të shkëlqyer të tjerëve. Meqë të tjerët ju shohin si person me zemër të mirë, bujar dhe tërheqës, eksploroni mundësitë romantike! Ndërkohë, mund të zhvillohen diskutime praktike për financat dhe pronën e përbashkët, por para se të merrni vendime, kini parasysh “Alarmin e Hënës”!.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtKjo është një ditë miqësore dhe e shoqërueshme. Shijoni bisedat me të tjerët, veçanërisht me njerëz nga kultura të ndryshme. Udhëtimet do t’ju tërheqin. Dikush më i madh në moshë ose më i mençur mund t’ju japë një këshillë të vlefshme. Romanca po merr jetë.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsDiskutimet rreth mënyrës se si të ndani ose të pjesëtoni diçka do të jenë në favorin tuaj sot. Megjithatë, mos bini dakord për asgjë të rëndësishme gjatë “Alarmit të Hënës”. Ndërkohë, kjo është një ditë miqësore, romantike dhe plot mundësi për t’u argëtuar. Shijojeni!