Horoskopi ditor - 09 Sep 2025
Dashi
21 mars - 19 prillShijoni shoqërinë me të tjerët sot. Ngjarjet sportive dhe aktivitetet argëtuese me fëmijë do të jenë tërheqëse për ju. Romanca është gjithashtu e favorizuar. Megjithatë, meqenëse shumë prej jush janë të etur për punë tani, duhet të fokusoheni sa më shumë në objektivat tuaja. Qëndroni të qetë!
Demi
20 prill - 20 majSot keni një ndjenjë të fortë lirie personale, prandaj doni të bëni atë që dëshironi. Natyrisht, detyrimet e përditshme, profesionale ose personale, mund ta kufizojnë këtë impuls. Sidoqoftë, do t’i merrni vetë vendimet.
Binjakët
21 maj - 20 qershorBëni një përpjekje për të shijuar kohën me miqtë sot. Po kështu, shijoni ndërveprimet tuaja me klubet, grupet dhe organizatat, sepse kjo do t'ju kënaqë. Nuk keni pse të jeni shumë të përfshirë, sepse kryesisht, fokusi juaj tani është në shtëpi dhe familje. Socializohuni, nëse mundeni.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNjerëzit ju vënë re sot më shumë se zakonisht, dhe kjo është diçka për t’u pasur parasysh dhe po ashtu për të qëndruar me këmbë në tokë. Në veçanti, kjo vlen në raport me figurat autoritare - shefat, prindërit, personat e famshme apo edhe zyrtarët e organeve të rendit.
Luani
23 korrik - 22 gushSot keni një ndjenjë të fortë aventure, prandaj udhëtimet do t'ju tërheqin. Bëni çmos që të ndiheni të stimuluar nga një ndryshim në rutinën tuaj të përditshme. Shihni vende të reja, takoni fytyra të reja! Nëse nuk mund të udhëtoni, eksploroni qytetin tuaj duke bërë diçka më ndryshe!
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorDiskutimet financiare rreth trashëgimive, pronës së përbashkët ose detajeve bankare do të shkojnë mirë sot. Me Diellin dhe Merkurin në shenjën tuaj, keni një avantazh. Kështu që, pse të mos e përdorni?
Peshorja
23 shtator - 22 tetorUshtrimet fizike, stërvitjet në palestër, shëtitjet e gjata dhe vallëzimi janë disa mënyra për ta kanalizuar një pjesë të energjisë që mund të jetë duke u grumbulluar brenda jush sepse Marsi është në shenjën tuaj. Për fat të mirë, marrëdhëniet me miqtë dhe grupet janë të shkëlqyera. Jini shumë lehtë të përshtatur me partnerët dhe miqtë e ngushtë.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorKjo është një kohë produktive për ju, si në raport me miqtë ashtu edhe me organizatat të cilave mund t'u përkisni. Po ashtu, sot do të jeni të lumtur të vini konsideratat emocionale të të tjerëve para tuajave. Mund të kryeni një shërbim për të tjerët ose të ndihmoni dikë. Kjo ju bën të dukeni mirë në sytë e bashkëpunëtorëve tuaj.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorKjo është një ditë e mrekullueshme për të udhëtuar ose për të bërë diçka ndryshe dhe stimuluese, sepse doni t’i ndryshoni pak gjërat. Një udhëtim i shkurtër ose një shans për të mësuar diçka interesante do t’ju japë kënaqësi. Atletika, garat, puna në grup me të tjerët, do të jenë interesante. Mos qëndroni kot!
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarAmbicia juaj është e fortë dhe kohët e fundit keni qenë aktiv. Sot mund të dëshironi t’i tërhiqni frenat dhe të fshiheni në shtëpi. Ndoshta do t’ju japë kënaqësi të rregulloni stilin tuaj dhe t’i bëni gjërat të duken më tërheqëse. Mund të dëshironi të ftoni një mik për vizitë, por këtë radhë më mirë merruni me veten.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtKjo është një ditë e shkëlqyer për t’u argëtuar. Ndiheni miqësor dhe keni një dëshirë të fortë për të eksploruar, për të mësuar gjëra të reja dhe për të parë vende të reja. Udhëtoni nëse mundeni, sepse kjo do t’ju kënaqë. Diskutimet rreth çështjeve financiare, përfshirë pronën e përbashkët, janë të mundshme.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsFinancat tuaja janë të favorizuara sot, prandaj mund të shihni mënyra për t’i rritur të ardhurat tuaja, ose mund të bëni një blerje që ju pëlqen. Disa prej jush do ta bëjnë hapësirën tuaj të punës më tërheqëse. Sigurisht, kolegët e punës do të jenë të dobishëm.