Horoskopi ditor - 24 Aug 2025
Dashi
21 mars - 19 prillMarrja si shembull e dikujt që po ecën keq në punën e tij nuk do ta inkurajojë atë person të përmirësohet. Duhet të jeni i çiltër me të gjithë në momente të caktuara. Kushtoni kujdes shëndetit tuaj mendor pasi keni kaluar nëpër disa gjëra jo të lehta.
Demi
20 prill - 20 majDikush me të cilin nuk shkoni shumë mirë do t’ju vlerësojë shumë ditët në vijim dhe jo pa arsye, por do të dyshoni. Mos u shqetësoni, gjasat janë që të jenë vërtet të gëzuar që po punoni mirë. Koha që po e kaloni me familjen ju kishte munguar më shumë sesa që kishit menduar.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNëse jeni të zgjuar dhe të shpejtë mund t’i impresiononi njerëzit me idetë tuaja guximtare javën që vjen. Nëse gjeni rrugën e duhur, mund të bëni shumë para. Keni punuar tepër shumë këtë kohë. Është mirë të mendoni për të shkuar diku, larg nga gjithçka.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikKeni tendencën të pranoni ofertën që do t’ju paraqitet në pjesën e parë të javës, por do të ishte lëvizje e zgjuar nëse do të prisnit derisa t’ju paraqiten edhe disa oferta të tjera. Nuk keni nevojë të nxitoni. Keni të gjithë kohën e botës.
Luani
23 korrik - 22 gushImagjinata juaj do të punojë vazhdimisht këtë javë dhe kjo mund të sjellë si rezultate pozitive, ashtu edhe negative. Gjithçka varet nga gatishmëria juaj për të marrë këshilla nga shokët dhe anëtarët e familjes. Një mik mund të ketë nevojë për ndihmë, por nuk po e shpreh. Jini afër tyre kur kanë nevojë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorKeni kujdes me paratë sa më shumë të mundeni në pjesën e parë të javës që vjen, por mos jini shumë ngurrues për gjërat e duhura, pasi kohë më të mira po vijnë. Mundohuni të shpenzoni në gjëra që vërtet ju duhen. Puna vullnetare në lagje do t’ju ndihmojë të njihni njerëz të rinj.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorAjo çfarë ju është thënë në fillim të javës do të ketë kuptim për ju, por disa ditë më vonë do të kuptoni se nuk keni kuptuar asgjë. Arsyeja është se procesi juaj i të menduarit do të ndryshojë tërësisht. Ju kurrë më nuk do të jeni i njëjti person. Jeta është më shumë sesa punë dhe angazhime. Këtë mos e harroni.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorKëtyre ditëve do ta keni më të lehtë të komunikoni me partnerin dhe të dashurit tuaj. Por duhet të jeni të kujdesshëm në lidhje me informacionet që do t’i bëni publike. Disa gjëra është më mirë t’i mbash për vete. Duhet të bëhen disa riparime në shtëpi, sa më shpjet që të jetë e mundur.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorFalë angazhimit dhe punës do t’i arrini marrëveshjet e duhura në ditët në vijim. Gjithçka që duhet të bëni është që të tregoheni të matur dhe të duruar. Asgjë nuk mund t’ju ndalojë në rrugën tuaj drejt suksesit.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarËshtë e vërtetë se keni shumë informata, por ditët në vijim do të kuptoni shumë më shumë gjëra të reja. Gjëja e parë që duhet ta ngulni në mendje është se nuk dini gjithçka. Keni kujdes me pajisjet elektrike në shtëpinë tuaj. Mund të kenë probleme që nuk e dini.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtBota juaj do të mund t’ju përmbyset për një ditë, mirëpo këtu nuk është fundi, Gjërat ndryshojnë shpejt dhe pa kaluar shumë kohë do të kuptoni se e gjithçka ka hyrë në rrugën e duhur. Një ditë në natyrë është gjithçka për të cilën keni nevojë tani.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsJeni në gjendje të mirë emocionale dhe në javën që vjen do të dini si të veproni në të gjitha situatat. Mos e sforconi veten fizikisht apo emocionalisht. Jeni duke pritur një përgjigje nga një program i cili mund t’jua ndryshojë plotësisht jetën. Kini durim.