Horoskopi ditor - 08 Jul 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Kjo nuk është dita e duhur për të kërkuar leje apo miratim nga autoritetet, sepse përgjigjja mund të jetë një “jo” e prerë. Megjithatë, marrëdhëniet me prindërit mund të jenë pozitive dhe të sjellin përfitime të ndërsjella. Mund të përmirësoni atmosferën në shtëpi. Po, është e mundur!

Demi

20 prill - 20 maj

Temat e diskutueshme mund të shkaktojnë tension, sidomos me njerëz në pozita me autoritet ose më të mëdhenj në moshë. Nga ana tjetër, udhëtimet dhe mundësitë për të mësuar gjëra të reja do t’ju kënaqin. Disa gjëra fitohen, disa humben.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Sot mund të ndiheni të pakënaqur për sa u përket pronave të përbashkëta, trashëgimive ose përgjegjësive të ndara. Mund të mos merrni atë që prisnit. Por, nga ana tjetër, mund të ketë një zhvillim pozitiv në financa.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Merrini gjërat me qetësi sot dhe mos nxitoni, sepse bisedat me partnerin ose me figura autoritare mund t’ju zhgënjejnë. Rregullat dhe këshillat nga të tjerët mund t’ju pengojnë planet. Fatmirësisht, një shoqe mund t’ju japë mbështetjen që ju duhet. Çudi, por e mirëpritur!

Luani

23 korrik - 22 gush

Kushtojuni vëmendje rregullave në punë për t’i shmangur telashet. Gjithashtu, shëndeti dhe kujdesi ndaj kafshëve shtëpiake mund të kërkojnë përkushtim. Më vonë gjatë ditës do të ndiheni më të lehtësuar dhe të lumtur.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Në fillim të ditës, fëmijët ose përgjegjësit që lidhen me ta, sportet ose argëtimi mund t’ju duken barrë. Por më vonë, ndjesia e pesimizmit do t’ju kaplojë dhe do të jeni gati për t’u argëtuar.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Tregohuni të duruar me partnerin, bashkëshortin apo miqtë e afërt, sepse kritikat dhe mendimet negative mund të sjellin tensione. Ju pëlqen harmonia – ndaj tregohuni të matur. Fatmirësisht, marrëdhëniet familjare dhe bisedat me prindërit do të jenë inkurajuese.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Mund të jeni të shqetësuar për diçka sot – dhe kjo ndjesi nuk është e lehtë. Megjithatë, lajme të mira diku tjetër do t’ju bëjnë të ndiheni më optimist dhe të gëzuar.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Mund të shqetësoheni për shpenzimet e një aktiviteti argëtues, të fëmijëve apo të një pushimi. Ndoshta buxheti nuk ju del? Por nga ana tjetër, mund të merrni një përfitim financiar të papritur që do t’ju ndihmojë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Hëna sot është në shenjën tuaj dhe përplaset me Saturnin, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni të vetmuar ose të larguar nga të tjerët. Mund të ndodhin edhe ndarje apo distanca emocionale. Por, për fat të mirë, një mik ose partner mund t’ju përkrahë dhe t’jua përmirësojë humorin.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Shoqëria është e rëndësishme për ju, por sot mund të ndiheni të larguar nga një mik. Kjo ndjenjë vetmie është kalimtare. Një koleg pune, ose dikush tjetër, mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë. Papritur – gjithçka ndryshon!

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Sot tregohuni të kujdesshëm, sepse mund të lëndoni pa dashje një mik apo pjesëtar të një grupi – ose e kundërta. Por më vonë do të ndiheni të gëzuar dhe të pëlqyer nga të tjerët. Pranoni ftesa për t’u argëtuar. Sportet dhe aktivitetet me fëmijë do t’ju sjellin kënaqësi.