Horoskopi ditor - 07 Jul 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Kjo është një ditë e shkëlqyer për të planifikuar pushime ose udhëtime të ardhshme. Është gjithashtu ditë perfekte për të qenë në pushime. Kjo është një nga ato raste kur do ta keni të lehtë ta shprehni dashurinë tuaj për të tjerët, megjithatë, mund të lindin tensione me kolegët ose çështje që lidhen me kafshët shtëpiake. Qëndroni pozitivë!

Demi

20 prill - 20 maj

Sot mund të ndodhin grindje me fëmijët tuaj. Tensioni romantik është, gjithashtu i mundshëm. Për fat të mirë, të gjitha diskutimet familjare do të përfundojnë mirë dhe ju do të jeni të lumtur, sepse do të shihni mënyra për t’i rritur të ardhurat tuaja. Besojuni ideve tuaja për të fituar para!

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Për pjesën më të madhe, kjo është një ditë pozitive, veçanërisht sepse keni ndjenja pasionante për çështje dhe njerëz të ndryshëm. Nuk do të hezitoni t’i ndani idetë tuaja, kjo është e sigurt. Sidoqoftë, mund të përjetoni tension me një anëtar të familjes, partner ose bashkëshort. Jini të duruar!

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Sot jeni në një gjendje shpirtërore të shkathët, prandaj mund të shihni mënyra të reja të përdorimit të diçkaje që tashmë e zotëroni. Mund të shihni edhe mënyra të reja për të fituar para. Ndërkohë, diçka prapa skenave për të cilën vetëm ju jeni në dijeni, mund t'ju zërë në befasi. Shmangini debatet sot!

Luani

23 korrik - 22 gush

Rutina juaj e përditshme do të jetë më e ngjeshur sot. Ndërkohë, do të jeni më të vetëdijshëm për ndjenjat tuaja dhe do të dëshironi t’i ndani idetë tuaja me dikë, veçanërisht me një shoqe, grua, ose me fëmijët tuaj, ose me një person romantik. Jini të mençur dhe shmangini grindjet për paratë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Kjo është një ditë me ritëm të shpejtë, sepse keni një orar të ngjeshur. Gjëra për të bërë, vende për të shkuar dhe njerëz për të parë. Një miqësi platonike mund të shndërrohet në romantike sot, sepse të gjitha miqësitë tuaja janë pak intensive tani. Ndoshta do ta takoni dikë të ri që është intrigues.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Kjo është një ditë e shkëlqyer për t'u takuar me miqtë dhe anëtarët e grupeve dhe organizatave, sepse jeni të etur t’i ndani idetë tuaja. Në veçanti, njerëz nga vende dhe kultura të tjera do t’ju tërheqin. Mund të mësoni diçka të re. Mund të befasoheni, gjithashtu.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Diskutimet financiare do të shkojnë mirë sot. Në fakt, kjo është një ditë e mirë për ta kërkuar një kredi ose një hipotekë, ose për të marrë hua diçka nga dikush. Megjithatë, diskutimet me miqtë dhe grupet mund të hasin kundërshtime. Ecni me kujdes!

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Sot Hëna është në shenjën tuaj duke qëndruar me Merkurin, gjë që do t'ju vërë në kontakt me emocionet tuaja dhe do t'ju ndihmojë t’i shprehni lehtësisht idetë dhe ndjenjat tuaja tek të tjerët. Mund të merrni informacione rreth të kaluarës suaj ose familjes suaj. Mund t’ju lindin beteja për pushtet. Qëndroni të qetë!

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Shmangini temat kontroverse sot, sepse ato mund të përshkallëzohen shpejt në debate. Nuk keni nevojë për këtë. Ndërkohë, diskutimet rreth pronës së përbashkët, trashëgimive dhe çdo gjëje që ndahet ose mbahet bashkërisht do të shkojnë mirë. Marrëdhëniet me kolegët mund të jenë pasionante.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Sot do të kënaqeni duke folur me miqtë, si dhe me anëtarët e grupeve dhe organizatave. Mund ta tërhiqni dikë më të ri tek ju. Në fakt, mund të zhvillohet një flirt ose romancë e pazakontë. Shmangini debatet rreth pronës së përbashkët ose përgjegjësive dhe trashëgimive të përbashkëta. Mbajeni fjalën tuaj!

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Kjo është një ditë e ngarkuar në punë për ju. Diskutimet me kolegët do të jenë pozitive. Kini kujdes të mos jeni të entuziazmuar më shumë se zakonisht. Njerëzit sot ju vënë re më shumë se kurrë. Gjithashtu, sot do të kënaqeni duke qëndruar në shtëpi ose duke bërë riparime të nevojshme.