Dashi
21 Mars - 19 PrillKur i shikoni javët që kanë shkuar, do ta kuptoni se keni bërë shumë për të tjerët dhe shumë pak për veten. Nuk jeni të sigurt se si keni ardhur deri në këtë pikë, por doni të dilni nga këtu. Ndonëse do të vazhdoni t’u ndihmoni të tjerëve, ekzistojnë disa gjëra që duhet t’i rregulloni në jetën tuaj.
Demi
20 Prill - 20 MajKeni nevojë që t’ju largohet një person që po ju shpërqendron. Një problem do të zgjidhet, nëse ju lënë vetëm që të merreni vetë me këtë punë, ashtu siç dini ju. Do t’ju duket sikur dielli më në fund ka depërtuar në jetën tuaj. Një bisedë e hapur do t’ju ndihmojë që t’i arrini nivelet më të thella të mirëkuptimit në lidhjen tuaj.
Binjakët
21 Maj - 20 QershorNuk po kënaqeni më aq shumë me një mik. Jeni lodhur duke i përsëritur vazhdimisht të njëjtat gjëra. Do të ndiheni se jeni gati për t’i dhënë fund një gjëje që fillimisht ju ka sjellë argëtim, por tani po ju mërzit. Rritja dhe ndryshimi janë pjesë e jetës. Nuk mund ta detyroni veten të ndieni gjëra që nuk mundeni.
Gaforrja
21 qershor - 22 KorrikPo e vëreni se ka ardhur koha që të bëni ndryshime, por ende nuk jeni të sigurt sa nga t’ia nisni. Keni kaluar shumë kohë duke u thelluar tepër, por hapi i parë është që ta transformoni jetën tuaj nga jashtë. Filloni nga vendi i punës apo nga shtëpia. Ndryshimi i ambientit do të mund t’jua shtojë humorin.
Luani
23 Korrik - 22 GushtDuhet të gjeni burime, nëse do t’ju duhen para në një projekt. Do ta pranoni që nuk keni qenë të kujdesshëm së fundmi dhe se keni shpenzuar pa nevojë, kështu që duhet të ndaloni. Ndonëse nuk jeni në humor që të merreni me një të afërm në moshë, të paktën sot duhet t’u ndihmoni pasi kanë nevojë.
Virgjëresha
23 Gusht - 22 ShtatorJeni të vendosur që ta arrini një synim që ia keni vënë vetes. Mirëpo duhet të keni kujdes që të mos shkelni mbi të tjerët. Deri më tani keni punuar si është më së miri me një koleg, kështu që doni që asgjë të mos ndryshojë. Nëse bëni ndonjë gabim, që e dini se do t’i lëndojë, do të mund t’ju kushtojë.
Peshorja
23 Shtator - 22 TetorSuksesi i një projekti në komunitet do të jetë i lidhur drejtpërdrejt me numrin e njerëzve që janë përfshirë. Nëse keni organizuar këtë ngjarje apo keni marrë pjesë në organizim, njoftoni të gjithë. Një çështje e ndjeshme duhet të diskutohet me një ekspert ose profesionist. Krijoni një listë të pikave kyç, para se të vazhdoni tutje.
Akrepi
23 Tetor - 21 NëntorDo të jetë acaruese nëse vazhdimisht duhet t’ia shpjegoni pikëpamjet tuaja një ekipi, posaçërisht kur duket se të gjithë kanë mendime të ndryshme. Pavarësisht frustrimit tuaj, do të jetë shumë më mirë që të keni raporte të mira me njerëz që jua sfidojnë idetë që keni, sesa me ata që gjithmonë pajtohen me ju.
Shigjetari
22 Nëntor - 21 DhjetorDo të kërkohet nga ju që të merreni me punët e një kolegu që po mungon. Është mirë që të mos ngurroni dhe të mos përtoni. Do të keni nevojë për një nder të tillë më shpejt sesa mendoni. Ndonëse jeni bërë ekspert i një çështjeje, mundohuni ta fshihni padurimin tuaj me të tjerët, që ende janë duke mësuar.
Bricjapi
22 Dhjetor - 19 JanarMundohuni që të rrini me njerëz të fushave të ndryshme. Nganjëherë jeni shumë zgjedhës se më kë të rrini dhe çfarë të bëni. Dikush që nuk duket se është aq i aftë, mund t'ju ndihmojë në disa fusha që keni më së shumti probleme. Kjo do t’jua dëshmojë edhe një herë se përshtypja e parë mund të gabojë.
Ujori
20 Janar - 18 ShkurtGjendja në të cilën jeni tani, më keq se kaq nuk mund të jetë, mirëpo po arrini t’i fshihni ndjenjat tuaja. Shtypja e ndjenjave do të ndikojë shumë në shëndetin tuaj. Shfaqni ndjenjat tuaja, nëse disa aspekte të jetës personale ose private po ndikojnë keq te ju.
Peshqit
19 Shkurt - 20 MarsKeni menduar gjerë e gjatë për të ardhmen dhe tani e dini se çfarë doni nga jeta. Nuk do të ndaloni derisa t’i arrini synimet tuaja dhe kjo vendosmëri do t’ju çojë shumë larg. Jeni shumë të hapur në të gjitha raportet tuaja me të tjerët, ashtu që askush nuk mund të thotë se nuk po ju kupton.
Gazeta KOHA Ditore dhe portal KOHA.net sjellin çdo ditë horoskopin ditor.