Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zymberit i ndalohet t’u afrohet personave të caktuar

Valon Zymberi

Gjykata aprovon kërkesën e prokurorisë për drejtorin sportiv të Dritës

Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë që drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberi, dhe dy të tjerëve, t’u ndalohet afrimi te persona të caktuar dhe t’u caktohet masa për lajmërim në stacionin policor në Gjilan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të enjten, ata ishin ndaluar për 48 orë nën dyshimet për pjesëmarrje në përleshje në një kafiteri të qytetit të Gjilanit.

Eliminimi i Dritës nga Prishtina në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës është përcjellë me tensione të shumta.

Tifozët “Intelektualët” kanë reaguar ashpër për këtë eliminim.

Tensione ka pasur në fushën e lojës menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, por ka intervenuar Policia e Kosovës.

Më vonë u konfirmua se Zymberi kishte konflikt fizik me drejtuesin e tifogrupit “Intelektualët” në një kafiteri të qytetit.

Drejtori sportiv i Dritës dhe dy persona të tjerë me inicialet F.R dhe I.Sh, ishin arrestuar nga Policia.

Vendimi

LEXO EDHE: