Futboll

Yllit të Bayernit i vidhet kapela në festën e PSG-së

Sacha Boey

Mbrojtësi francez i Bayern Munichut, Sacha Boey, ishte duke udhëtuar rrugëve të Parisit të mërkurën mbrëma, kur Paris Saint-Germaini e siguroi avancimin në finale të Ligës së Kampionëve.

Rrugët e Parisit ishin mbushur plot me njerëz, të cilët kishin dalë për ta festuar këtë sukses.

Por, është raportuar edhe për shumë përleshje e trazira tjera në qytet.

Ndërkohë, francezi Boey u përball me një situatë tjetër. Iu vodh kapela teksa ishte në makinë, por çatia e makinës së tij ishte e hapur.

Kjo bëri që një person nga prapa ta kapë kapelën e mbrojtësit të Bayernit dhe të largohej.

24-vjeçari është futbollist i Bayernit prej vitit 2024, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2028.

Ai është zhvilluar si futbollist te Rennesi, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Reimsi, Dijoni e Galatasaray.

Ai ka luajtur në 16 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual dhe ka kontribuuar me dy asistime.

VIDEO: