Futboll

Xhaka me Sunderlandin ndalin në barazim Man. Cityn

Granit Xhaka

Sunderlandi i udhëhequr në mesfushë nga Granit Xhaka ka barazuar të enjten në shtëpi pa gola me Manchester Cityn. Ndeshja i takoi xhiros së 19-të të Premier Leagues së Anglisë. 

Xhaka, që është kapiten te Sunderlandi, luajti tërë ndeshjen. Sunderlandi pas 19 xhirove zë vendin e shtatë me 29 pikë, ndërsa City është i dyti me 41 pikë. Në krye të renditjes gjendet Arsenali me 45 pikë. 

Pa gola ka luajtur edhe Brentfordi të enjten në shtëpi ndaj Tottenhamit.