Golashënuesi i Arsenalit, Leandro Trossard ka folur për TNT Sports lidhur me situatën diskutabile në fund të ndeshjes me Bayernin.
Arsenali ka kërkuar penallti për një ndërhyrje në Bukayo Sakan nga Manuel Neueri.
“Është dukur si penallti për mua, është dukur kontakt i qartë. Nuk jemi të lumtur, por kur je duke humbur 2:1, e pranon barazimin në fund. Nuk kemi filluar mirë. Kemi mundur të shënojmë edhe dy apo tri gola pasi kaluam në avantazh. Shihet kualiteti që ka Bayerni. Për fat kam ndihmuar ekipin me një gol dhe jam i lumtur për këtë. Gjithnjë mundohem të bëj çdo gjë në fushë. Shpresoj të ndihmoj edhe në javët e ardhshme. Kemi ekip të mirë dhe e dimë që do të jetë vështirë. Nëse shfaqim nivelin më të mirë mund të mposhtim të gjithë”, ka thënë Trossard.
Rasti:
Arsenali barazoi 2:2 me Bayernin. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave.