Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Timber mungon ndaj Spanjës, ftohet Maatsen

Ian Maatsen

Mbrojtësi i Arsenalit, Jurrien Timber, nuk ishte në gjendje t’i ndihmojë Përfaqësueses së Holandës në ndeshjen e parë ndaj Spanjës.

Timber për shkak të gripit i mungoi të enjten Holandës në barazimin 2:2.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kombeve.

Holanda të dielën nga ora 20:45 do të luajë në udhëtim te Spanja në ndeshjen kthyese. Në Valencia do të kuptohet gjysmëfinalisti.

Federata holandeze e futbollit ka njoftuar se Timber do të mungojë në ndeshjen e kthimit.

Selektori i Holandës, Ronald Koeman, e ka ftuar mbrojtësin e Aston Villas, Ian Maatsen, për ta zëvendësuar Timberin.

Edhe Timber mbetet jashtë Botërorit, Geertruida ftohet në vend të tij Botërori 2026 Timber mbetet jashtë Botërorit, Geertruida ftohet në vend të tij

“Tulipanëve” do t’i mungojë edhe 19-vjeçari Jorrel Hato për shkak të kartonit të kuq që e mori të enjten.

Maatsen u ftua me vonesë edhe në Euro 2024.