Kristjan Asllani dhe Piotr Zielinski nuk do të luajnë në ndeshjen ndaj Romës për shkak të lëndimeve dhe trajneri Simone Inzaghi ka vendosur që në vend të tyre ta ftojë Thomas Berenbruchun.
Berenbruch është futbollist që është zhvilluar te të rinjtë e Romës.
Ballafaqimi Roma – Inter do të luhet nga ora 20:45 të dielën në “Stadio Olimpico”.
Asllani dhe Zielinski lëndimet i morën sa ishin të angazhuar me Shqipërinë dhe Poloninë për ndeshjet e muajit tetor në Ligën e Kombeve.
Asllani ishte realizator i golit të fitores 1:0 për Shqipërinë në Tbilisi ndaj Gjeorgjisë.
22-vjeçari me Interin në këtë edicion ka gjashtë paraqitje, pesë në Serie A dhe një në Ligën e Kampionëve.