Ish-sulmuesi i Barcelonës, Hristo Stoichkov, është i befasuar me talentin që i riu i Barçës, Lamine Yamal e posedon.
Stoichkov të hënën në një intervistë për “Diaro As” ka thënë se Yamal është lojtar shumë i disiplinuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kur ndjek ëndrrat e tua, ato gjithmonë mund të realizohen. Ai është një fëmijë që e di shumë mirë se kjo është mundësia e tij e madhe, pavarësisht moshës së re. Ai është i disiplinuar, sakrifikon shumë gjatë 90 minutave dhe kur trajneri e zëvendëson, nuk heziton. Shpresoj që Lamine të vazhdojë me këtë ritëm sakrifice dhe të vazhdojë të punojë. Kjo është arsyeja pse ai po shënon gola me Barcelonën dhe Spanjën”, deklaroi 58-vjeçari Stoichkov.
Yamal në moshën 16-vjeçare u bë lojtari më i ri që realizoi në një Kampionat Evropian. Tani 17-vjeçar, ai u shpall lojtari më i mirë i ri në “Euro 2024”. Me Spanjën në shtatë ndeshje të zhvilluara shënoi një gol dhe bëri katër asistime.