Xherdan Shaqiri e ka mundësinë që të bëhet “kampion bote” të enjten mbrëma me skuadrën e Baselit.
Baseli të enjten nga ora 21:00 luan ndaj Aston Villas në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Ligës së Evropës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe nëse fiton Baseli do të bëhej kampion jozyrtar i botës, ka shkruar mediumi zviceran “Blick” të mërkurën.
“Aston Villa ka luajtur mirë kohëve të fundit. Mezi e pres këtë ndeshje pasi e kam mundësinë të luaj sërish ndaj një ekipi anglez. Do të jetë sfidë e vështirë, jemi të vetëdijshëm për këtë. Por, ne mund ta mposhtim çdo kundërshtar në shtëpi”, ka deklaruar Shaqiri para ndeshjes.
Emiliano Buendia e shënoi golin e fitores në minutën e 95-të për t’ia siguruar Aston Villas fitoren 2:1 ndaj Arsenalit në vikendin e kaluar dhe me golin e tij Aston Villa e fitoi këtë titull jozyrtar.
Kjo mund të ndryshojë të enjten mbrëma.
Para afro 20 vjetësh, një tifoz britanik e kishte hapur faqen “Stevesfootballstats”, ku i përcillte të gjitha ndeshjet që vendosnin për këtë titull.
Me rregullore, kushdo që e mposht kampionin aktual në ndeshje garuese, e fiton titullin.
Këtë titull formal në nivel përfaqësuesesh e mban Kosova.