Baselit i duhet fitore të enjten kundër Viktoria Plzenit të Çekisë për të mbetur ende në garë në Ligën e Evropës. Ndeshja Basel – Viktoria Plzen luhet nga ora 21:00. Është ndeshje e xhiros së fundit të fazës së ligës në Ligën e Evropës.
Baseli aktualisht është në vendin e 27-të me gjashtë pikë, kurse Plzeni në vendin e 17-të me 11 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shpresoj që fitorja kundër Zurichut të na japë forcë dhe të mund të fillojmë një seri fitoresh, sepse ende kemi objektiva të mëdha. Këto nuk kanë ndryshuar me ndryshimin e trajnerit”, është shprehur Xherdan Shaqiri të mërkurën. Ai është kapiten i Baselit.
Edhe trajneri i ri, Stephan Lichtsteiner tha para ndeshjes se synimi i Baselit është
fitorja kundër Plzenit. Lichtsteiner të enjten debuton si trajner i Baselit.
Baseli është kampion në fuqi i Zvicrës.