Futboll

Selektori i Zvicrës lavdëron Jasharin

jashari

Selektori i Zvicrës në futboll, Murat Yakin, e ka vlerësuar Ardon Jasharin si mesfushor modern. 

Jashari ditë më parë u zyrtarizua te skuadra e Milanit nga Club Brugge belg. 

Mesfushori 23-vjeçar, sipas Yakinit, e ka bërë lëvizjen e duhur. 

“Mesfushor modern me kualitetet të larta fizike e teknike. Më së shumti tek Ardoni më ka pëlqyer karakteri i tij. Ai punon fort, është ambicioz dhe e ka karakterin e liderit. A shqetësohem se ai mund të ketë telashe si De Ketelaere? Nuk shqetësohem për këtë gjë. Në moshën 19-vjeçare ai ishte kapiten te Luzerni dhe në vitin e tij të parë larg Zvicrës, ai i ka impresionuar të gjithë, madje edhe në Ligën e Kampionëve. Ai e ka personalitetin dhe mentalitetin për të bërë mirë te Milani dhe të bëhet futbollist i klasit botëror”, ka deklaruar Yakin në një intervistë dhënë për “La Gazzetta dello Sport” të premten.