Futboll

Publikohet lista e Kosovës për finalet me Slloveninë e Zvicrën

kosova

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, të premten e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e fundit të kualifikimeve të rregullta për Botërorin 2026.

Kosova më 15 nëntor në Lubjanë luan me Slloveninë, ndërsa më 18 nëntor e pret Zvicrën.  

Dy xhiro para fundit, Kosova është e dyta në Grupin B kurse synimi është të përfundohen kualifikimet të paktën në këtë pozitë. Vendi i dytë siguron plejofin, ndërsa vendi i parë biletën për Botëror.

Zvicra udhëheq në grup me 10 pikë, ndërsa Kosova i ka shtatë. Pason Sllovenia me tri pikë dhe Suedia me një. 

Varësisht nga rezultatet, Kosova është në garë edhe për pozitën e parë. Por është në pozitë goxha të mirë për të siguruar pozitën e dytë dhe plejofin. Do të ishte sukses historik.

Nëse Zvicra nuk e mposht Suedinë dhe Kosova fiton në Lubjanë, atëherë ndeshja Kosovë – Zvicër do të jetë finale për kualifikim në Botëror.

Emra interesantë në listën rezervë të Kosovës

1 o. më parë / 7 nën 2025 14:08
Kosova

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, si zakonisht, ka përgatitur edhe një listë rezervë. Lojtarët nga kjo listë ftohen nëse mungon ndonjë nga lista bazike.

Në listën rezervë janë Florent Hadërgjonaj, Bersant Celina e Donat Rrudhani, por edhe Bledian Krasniqi, Rilind Nivokazi, Ron Raçi, Ismet Lushaku, Behar Neziri, Kreshnik Krasniqi, Florian Haxha e Altin Gjokaj.