Futboll

PSG-ja thyen rekordin 65-vjeçar të Championsit

Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germaini arriti fitore madhështore në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit, duke e shkatërruar me rezultat 5:0 dhe duke u shpallur për herë të parë kampion i Evropës.

Me këtë triumf të madh në stadiumin “Allianz Arena”, kampioni francez theu rekordin 65-vjeçar të Ligës së Kampionëve, duke regjistruar fitoren më të thellë në historinë e një finaleje të kësaj gare.

Deri më tani, rekordin e mbante Real Madridi, që më 1960 kishte mposhtur Eintracht Frankfurtin me rezultat 7:3 – një epërsi prej katër golash. Por epërsia prej pesë golash e PSG-së sonte hyn në histori si më e madhja ndonjëherë në një finale të këtij niveli.

Achraf Hakimi, Desira Doue (2), Khvicha Kvaratskhelia dhe Senny Mayulu ishin heronjtë e fitores për parisienët, duke vulosur natë historike për klubin francez.

Për të gjetur fitore të tjera të thella në finalet e Ligës së Kampionëve, duhet të kthehemi shumë pas në histori. Deri më tani, Milani mbante rekordin për fitoren më të thellë që nga riemërtimi i garës në “Liga e Kampionëve” në vitin 1992, kur në vitin 1994 mposhti Barcelonën me 4:0.

Lexo përditësimet tjera
PSG

Shkëlqen PSG-ja, fiton Championsin për herë të parë

Paris Saint-Germaini është fitues i Ligës së Kampionëve pas paraqitjes brilante në finalen e zhvilluar në...