Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Portierët shqiptarë pranojnë nga dy gola

Etrit Berisha

Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha kanë pranuar nga dy gola në ndeshjet kualifikuese të kupave evropiane. 

Hackeni në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës u mposht në ndeshjen e parë nga Branni norvegjez në shtëpi, 2:0. 

Berisha i pranoi golat në minutën e 16-të, që ishte autogol, dhe në minutën e 57-të. 

Ndërkohë, Strakosha me AEK-un e Athinës barazoi 2:2 në udhëtim te Arisi qipriot. 

Strakosha u mposht në minutat 18 e 31-të. 

Strakosha me AIK-un luajnë në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.