Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkani i shpëton humbjes me gol të minutave shtesë

b

Ballkani i Suharekës i barazoi shifrat ndaj Gjilanit në minutën e tretë të kohës shtesë. Qëlloi transversalen më pas. 

Ishte fare pranë fitores dhe rikthimit të jashtëzakonshëm. Por, ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, përfundoi 1:1, ndërsa i takoi xhiros së dhjetë. 

Mysafirët e drejtuar nga trajneri Debatik Curri e shënuan golin e epërsisë 1:0 të parët. 

Zëvendësuesi Edi Basha me prekjen e parë të topit, realizoi për 1:0 në minutën e 69-të të ndeshjes. 
Albin Prapashtica asistoi në golin e kroatit. 

Prapashticës iu anulua supergoli i minutës së 50-të, pasi gjatë ndërtimit të aksionit, Sabit Bilalli shkaktoi faull në mesin e fushës. 

Edhe Ballkani thellon krizën e Prishtinës dhe forcohet në krye Futboll 7 muaj më parë Ballkani thellon krizën e Prishtinës dhe forcohet në krye

Gjyqtari Egzon Dakaj e anuloi atë pas rishikimit të situatës në VAR. 

Me VAR, Dakaj e pranoi golin e Bashës, pasi pati dyshime për pozitë jashtë loje. 

Minutat e fundit të ndeshjes ishin dramatike. 

Giovanni Ribeiro e shpëtoi ekipin e Orges Shehit pa disfatë. Ribeiro shënoi për 1:1 në minutën e katërt të kohës shtesë. 

Një minutë më vonë, Bleart Tolaj e qëlloi transversalen pas gjuajtjes me kokë. Ishte transversalja e dytë e qëlluar nga ai në ballafaqimin ndaj gjilanasve. Nga topi i kthyer nuk përfitoi as qendërmbrojtësi kroat, Ivica Batarelo. 

Ballkani mbeti pa kapitenin Bajram Jashanica, që pas pakënaqësive që pati me gjyqtarin kryesor, reagoi ashpër. Gjyqtari Dakaj e përjashtoi atë direkt nga loja me të kuq. 

Në minutën e shtatë të kohës shtesë, rast të mirë për Gjilanin pati edhe Armend Thaqi. Mbrojtësi i krahut të djathtë gjuajti fuqishëm nga distanca, por nuk shënoi. 

Ballkani me këtë barazim ka mbetur prapa Prishtinës në renditje. Ka 19 pikë në vendin e dytë, tri më pak se Prishtina lidere që e ka një ndeshje më pak të luajtur. 

Prishtina dhe Dukagjini luajnë nga ora 18:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Gjilani tani ka 11 pikë në vendin e shtatë, një më shumë se Llapi e Ferizaj, që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur. 

Edhe Nuk jep fitues ndeshja në Gjilan Futboll 11 muaj më parë Nuk jep fitues ndeshja në Gjilan

Të dielën luhen ndeshjet Drita – Ferizaj dhe Llapi – Drenica. Të dyja ballafaqimet nisin në orën 13:00.


Gjilani në epërsi ndaj Ballkanit

Gjilani ka kaluar në epërsi në ndeshjen e vështirë në udhëtim te Ballkani. 

Zëvendësuesi Edi Basha me prekjen e parë të topit, realizoi për 1:0 në minutën e 69-të të ndeshjes. 

Albin Prapashtica asistoi në golin e kroatit. 

Prapashticës iu anulua supergoli i minutës së 50-të, pasi gjatë ndërtimit të aksionit, Sabit Bilalli shkaktoi faull në mesin e fushës. 

Gjyqtari Egzon Dakaj e anuloi atë pas rishikimit të situatës në VAR. 

Me VAR u pranua goli i Bashës, pasi dyshohej për pozitë jashtë loje.


Pa gola në Suharekë në pjesën e parë

Pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Gjilani, e vlefshme për xhiron e 10-të të Superligës së Kosovës në futboll, është mbyllur pa gola. 

Edhe Dukagjini me fitore të pritur, shmang barazhin Sport 1 muaj më parë Dukagjini me fitore të pritur, shmang barazhin

Ky ballafaqim po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë. 

Si Ballkani ashtu edhe Gjilani, patën mundësi për shënim, por asnjëri ekip nuk realizoi gol.