Tashmë janë përcaktuar tetë përfaqësueset më të mira në “Euro 2024”.
Ndeshjet e një të tetës së finales kanë ofruar futboll cilësor, gola të bukur e momente shumë dramatike. Ndeshjet e fundit e një të tetës u zhvilluan të martën, ndërsa çerekfinalet janë të premten e të shtunën.
Agjencia e lajmeve, AFP, ka bërë përzgjedhjen e njëmbëdhjetëshes më të mirë të 1/8 së finales.
Portieri
Derisa Mert Gunok i Turqisë mund ta ketë bërë pritjen më të mirë të turneut, nuk ka dyshime që paraqitjen më të mirë të përgjithshme në 1/8 e finales e bëri Costa. Ai u bë portieri i parë në histori të Evropianit që nuk u mposht gjatë 120 minutave lojë dhe në serinë e penalltive.
Edhe
Shumë raste, por asnjë gol në pjesën e parë
Pak para fundit të ndeshjes së Portugalisë me Slloveninë, Costa bëri pritje të mahnitshme për t’ia mohuar golin Benjamin Sheshkos. Më pas priti tri gjuajtje rresht nga pika e bardhë e sllovenëve.
Mbrojtja
Joao Cancelo i Portugalisë ishte mbrojtësi i djathtë më i mirë në 1/8 e finales.
Merih Demiral i Turqisë e Pepe i Portugalisë janë vlerësuar mbrojtësit më të mirë të qendrës, ndërsa Ferdi Kadioglu i Turqisë u vlerësua mbrojtësi i majtë më i mirë.
“Është vështir të besohet që mbrojtësi i pandalshëm Pepe është 41-vjeçar. Pos një rrëshqitjeje, që ka mundur t’i kushtojë shtrenjtë Portugalisë, veterani ishte i jashtëzakonshëm ndaj Sllovenisë. Ai u përmirësua gjatë ndeshjes duke bërë që gjërat të duken të lehta. Ndihmoi Portugalinë që ta përfundojë ndeshjen pa gol të pranuar”, shkruan AFP.
Edhe
Befasi në formacionin më të mirë të Kupës së Botës
Mesfusha
Pjesa qendrore e mesfushës përbëhet nga Remo Freuler i Zvicrës, Rodri i Spanjës dhe Jude Bellingham i Anglisë. Të tre ishin vendimtarë në fitoret e përfaqësueseve të tyre, që tani bëhen gati për çerekfinale.
Sulmi
Lamine Yamal i Spanjës në krahun e djathtë, Donyell Malen i Holandës në qendër dhe Nico Willimas i krahut të majtë u vlerësuan sulmuesit më të mirë.
Edhe
Kush mbeti jashtë garës për formacionin e Botërorit?
“Ndonëse nuk startoi dhe nuk paraqitet vetëm në fazën e sulmit, lojtari i Dortmundit, Malen, shkëlqeu me dy gola në fitoren 3:0 ndaj Rumanisë”, shkruan agjencia e njohur.
“A është koha që Williams të konsiderohet si lojtari më i mirë i pjesës së deritashme të Evropianit? Ai shënoi gol shumë të bukur ndaj Gjeorgjisë, bëri një asistim dhe ishte i pagabueshëm në pasime”.