Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mërgim Berisha mbetet jashtë ekipit për shkaqe disiplinore

Mergim Berisha

Hoffenheimi do të luajë në Ligën e Evropës kundër Dynamo Kyivit pa sulmuesin Mërgim Berisha.

Sulmuesi kosovar u la jashtë skuadrës nga trajneri Pellegrino Matarazzo. Gazeta e madhe gjermane “Kicker” ka raportuar se ka gjatë këtyre ditëve ka pasur një debat të ashpër mes trajnerit dhe sulmuesit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndoshta trajneri Matarazzo i ka dhënë pushim sulmuesit gjaknxehtë për ndeshjen e Ligës së Evropës për arsye disiplinore. Mosmarrëveshjes mes tij dhe trajnerit mund të ketë qenë zëvendësimi i  Berishës të dielën në ndeshjen kundër Werder Bremeni. Mbetet të shihet nëse 26-vjeçari do të jetë sërish pjesë e skuadrës së Hoffenheimit për ndeshjen e së dielës ndaj Stuttgarit”, shkruan “Kicker”.

Berisha ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë në pesë ndeshje në Bundesligë.