Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Martinezi luajti në finale me gisht të thyer

Emiliano Martinez

Foto: Associated Press

Portieri i Aston Villas, Emiliano Martinez, ka bërë të ditur se e ka thyer gishtin gjatë ngrohjes, para ndeshjes finale të Ligës së Evropës ndaj Freiburgut. 

Argjentinasi e theu gishtin pak para se të niste ndeshja finale që u zhvillua në stadiumin e Beshiktashit në Stamboll. 

Atij iu bë kontroll nga mjeku i klubit. Por, Martinezi e kompletoi ndeshjen të mërkurën mbrëma dhe Villa fitoi 3:0. 

Klubi anglez e siguroi trofeun e parë evropian pas 44 vjetësh. 

33-vjeçari Martinez nuk pati shumë punë, pasi Aston Villa pati paraqitje mbresëlënëse. 

“E theva gishtin gjatë ngrohjes, por mua çdo gjë e keqe më sjellë diçka të mirë më pas. E kam bërë këtë gjithë jetën dhe do të vazhdoj. A duhet të shqetësohem? Unë asnjëherë nuk kam thyer gisht më parë. Sa herë që e kapja topin, gishti shkonte në anën tjetër. Por, këto janë gjërat nëpër të cilat duhet të kalosh dhe jam krenar që jam portier i Aston Villas”, ka deklaruar Martinez. 

Edhe Martinez thotë se do të jetë gati për ndeshjen hapëse të Botërorit Botërori 2026 Martinez thotë se do të jetë gati për ndeshjen hapëse të Botërorit

Argjentina shpreson që të mos jetë lëndim serioz për Botërorin e muajit të ardhshëm. 

Ish-portieri i Arsenalit i ka fituar të gjitha finalet në të cilat ka luajtur, përfshirë Kupën FA, Kupën e Botës dhe dy Kupa të Amerikës me Argjentinën. Triumfues doli edhe në finalen e Stambollit në Ligën e Evropës.