Futboll

Malisheva prezanton mbrojtësin nigerian

Samuel Opeh

Klubi i futbollit Malisheva, është përforcuar me një mbrojtës nigerian. Bëhet fjalë për Samuel Opeh.

Mbrojtësi 26-vjeçar së fundi luajti në Shqipëri për skuadrën e Laçit. 

“Cilësitë dhe përvoja e tij do t’i japin më shumë stabilitet dhe siguri repartit tonë defensivë. Jemi shumë të lumtur që Samuel bëhet pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ri”, shkruan në njoftimin e Malishevës.

Malisheva të enjten e luan ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës kundër Vikingur Reykjavik. Ndaj skuadrës islandeze, Malisheva humbi javën e kaluar në Prishtinë me rezultat 1:0.