Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lojtarët me më së shumti ndeshje prej vitit 2000

Cristano Ronaldo

Janë dhjetë lojtarë që prej vitit 2000 kanë luajtur më shumë se 1000 ndeshje, shifër kjo që është vështirë të arrihet. 

Gjatë kësaj periudhe 25-vjeçare, Iker Casillas është ndalur në 999 ndeshje të zhvilluara. 

Listës së 20 lojtarëve me më së shumti paraqitje prej vitit 2000 e tutje i prin Cristiano Ronaldo, i cili pavarësisht moshës 40-vjeçare, ende është në formë të mirë fizike. 

Superylli portugez ka zhvilluar 1300 ndeshje. 

Prapa tij është Fabio, portieri brazilian, i cili paraqitet te Fluminense. 

Ai i ka 1175 paraqitje. 

Edhe Ronaldo vë në rrezik synimin e shënimit të 1000 golave Botërori 2026 Ronaldo vë në rrezik synimin e shënimit të 1000 golave

Top treshen e kompleton Lionel Messi me 1140 paraqitje, ka shkruar faqja “transfermarkt” që merret me statistika e vlerësime të lojtarëve. 

Kjo faqe ka paraqitur listën me 20 lojtarë me më së shumti paraqitje prej vitit 2000, ndërsa në vendin e 20-të është Karim Benzema. Sulmuesi francez ka zhvilluar 965 ndeshje.