Parisienët “komandojnë” në Manchester
Kampioni i dy edicioneve të fundit në Evropë, Paris Saint-Germaini, ka shkëlqyer në pjesën e parë.
Realizoi tri herë në udhëtim te Manchester City dhe është duke udhëhequr 3:0.
Desire Doue, Ousmane Dembele dhe Vitinha i shënuan golat e epërsisë bindëse.
Manchester City tani udhëhiqet nga Enzo Maresca. Në tribuna është ish-trajneri Pep Guardiola.
Për Cityn është ndeshja e parë në shtëpi, qëkur u shpall fajtor për thyerje të rregullave financiare.
Pjesa e parë e spektaklit në “Olimpico” mbyllet baras
Pjesa e parë e ndeshjes Roma – Real Madrid që po luhet në “Olimpico” ka dhuruar spektakël në pjesën e parë.
Pati shumë raste për shënim, ndërsa skuadrat shënuan nga një gol.
Për Romën realizoi Marten De Roon, ndërsa për Real Madridit shënoi Kylian Mbappe.
Parisi po e “shkel” Cityn
Paris Saint-Germaini është duke fituar bindshëm në pjesën e parë ndaj Manchester Cityt.
Vitinha e ka shënuar golin për 3:0 në minutën e 32-të.
VIDEO:
Superndeshje në “Olimpico”, barazon Real Madridi
Kylian Mbappe e ka barazuar rezultatin për Real Madridin në ndeshjen ndaj Romës.
Sulmuesi francez shënoi në minutën e 25-të me gjuajtje nga distanca.
Para golit të shënuar, portieri Thibaut Courtois i Realit shpëtoi gol të sigurt.
VIDEO:
Supergol i De Roon, Roma në epërsi ndaj Realit
Roma ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit me supergolin e holandezit Marten De Roon.
De Roon shënoi për mrekulli në minutën e 20-të.
VIDEO:
PSG-ja shënon dy gola të shpejtë ndaj Cityt
Paris Saint-Germaini ka dy gola të shpejtë në derbin ndaj Manchester Cityt.
Desire Doue realizoi në minutën e 13-të për 1:0. Ai u asistua nga Fabian Ruiz.
VIDEO:
Ousmane Dembele është realizator i golit të dytë me asistim të Desire Doues. Dembele shënoi për 2:0 në minutën e 15-të.
VIDEO: