Futboll

Kosova U19 mposhtet edhe nga Danimarka

Kosova

Pas disfatës 5:0 nga Gjermania, futbollistet e grupmoshës U19 të Kosovës janë mposhtur edhe në duelin e dytë të Grupit A1.

“Dardanet” e reja të shtunën humbën 2:0 nga Danimarka U19.

Edhe ky ballafaqim i takoi kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Liza Hoxha shënoi autogol në minutën e 33-të, ndërsa Therese Vestermark e vendosi rezultatin përfundimtar me golin e minutës së parë të kohës shtesë.

Kosova U19 më 3 dhjetor e luan ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikues.

Ballafaqohet me Greqinë.

Kosova aktualisht është e fundit në grup.

Ekipet e shtatë grupeve që përfundojnë në vendin e katërt do të paraqiten në raundin e dytë të Ligës B.

Vendi i parë, dytë dhe i tretë, vazhdojnë në raundin e dytë të Ligës A.