Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova me përfaqësuese U23, Albin Berisha merr ftesë

Kosova U23

Klubi rumun i futbollit, Petrolul, ka bërë të ditur atë që FFK-ja nuk e ka zyrtarizuar ende.

Sulmuesi i kësaj skuadre, Albin Berisha, është ftuar nga Kosova U23. Pra FFK-ja ka themeluar edhe përfaqësuesen U23, që deri më tani nuk ka ekzistuar.

Por nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Federata kosovare lidhur me këtë.

Kosova U23, sipas ftesës që i shkoi Berishës, do të luajë miqësore me Marokun U23.

Miqësorja do të luhet më 10 qershor në Rabat. Për dallim nga Kosova, Maroku ka përfaqësuese aktive të grupmoshës U23, që ndryshe quhet edhe përfaqësuese olimpike.

Berisha do të jetë i grumbulluar prej të mërkurës, ndërsa grumbullimi i Kosovës U23 përfundon më 11 qershor. Kjo bëhet e ditur nga klubi  rumun.

Artikuj të ngjashëm