Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka shkëlqyer në ndeshjen jubilare me përfaqësuese.
Të martën mbrëma, Kane luajti ndeshjen e 100-të me Anglinë. Dhe realizoi dy gola për fitoren 2:0 ndaj Finlandës.
Kane shënoi golin e parë në minutën e 57-të, ndërsa të dytin në minutën e 76-të.
Ndeshja i takoi Ligës B të Ligës së Kombeve. Anglia shënoi fitoren e dytë në grupin B2.
Kane tani i ka 68 gola me Anglinë.
Harry Kane shënon gol në ndeshjen e 100-të për Anglinë
Ndeshjen jubilare, të 100-të me Anglinë, kapiteni Harry Kane po e shënon me gol.
Ai ka realizuar për epërsinë 1:0 të Anglisë ndaj Finlandës.
Ndeshja i takon Ligës B të Ligës së Kombeve. Kanë shënoi në minutën e 57-të.