Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ismajlgecit i përfundon huazimi te kampioni

Marsel Ismajlgeci

Marsel Ismajlgeci do të rikthehet te Zrinjski Mostari në Bosnjë pas përfundimit të huazimit me Ballkanin.

Skuadra suharekase e kishte huazuar Ismajlgecin në fund të gushtit.

Kampioni i Kosovës në futboll të enjten e ka falënderuar 24-vjeçarin për kontributin e dhënë këtë sezon.

Lojtari që luan me të majtën u zhvillua te Tirana para se të transferohej te Zrinjski.  

Nga Ballkani janë larguar edhe Armend Thaqi, Edvin Kuq e Nazmi Gripshi. Të tre ishin bartës në tre titujt radhazi të fituar.