Futboll

Hadërgjonaj fiton përballjen me Bardhin, shënojnë të dy

Florent Hadërgjonaj

Florent Hadërgjonaj me Alanyasporin e ka fituar përballjen ndaj Enis Bardhit të Konyasporit. 

Hadërgjonaj shënoi gol për Alanyasporin. Gol shënoi edhe Bardhi për Konyasporin. 

Alanyaspori të shtunën e mposhti në shtëpi 2:1 Konyasporin në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Turqisë. 

Mbrojtësi i Kosovës, Hadërgjonaj, shënoi për 2:0 në minutën e 80-të. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.

Tre minuta më pas, kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Bardhi, shënoi supergol nga goditja e dënimit për ta ngushtuar rezultatin në 2:1. Por në fund goli i mesfushorit nuk mjaftoi për t’ia rrezikuar fitoren vendësve. 

Mbrojtësi i krahut, Hadërgjonaj, e kompletoi ndeshjen tek Alanyaspori. Ndeshjen e kompletoi edhe bashkëlojtari i Hadërgjonajt, Fidan Aliti. 

Ndërsa Bardhi te Konyaspori u paraqit nga minuta e 65-të. 

31-vjeçari Hadërgjonaj këtë edicion në të gjitha garat ka gjashtë gola dhe pesë asistime. 

Ndërkohë 30-vjeçari Bardhi ka kontribuar me pesë gola dhe dy asistime.