Rilind Nivokazi ishte protagonist të dielën pasdite në fitoren e skuadrës së Sionit.
Nivokazi dhuroi një gol e një asistim për Sionin që mposhti në udhëtim Winterthurin me rezultatin 3:2.
Ndeshja i takoi javës së gjashtë të Superligës së Zvicrës në futboll.
Fillimisht Nivokazi e shënoi golin e epërsisë në minutën e 13-të.
Ai asistoi edhe te goli për 3:1 të cilin e realizoi Josias Lukembila në minutën e 35-të.
Qendërsulmuesi Nivokazi luajti deri në minutën e 80-të.
Kreshnik Hajrizi e kompletoi ndeshjen kurse Benjamin Kololli dhe Donat Rrudhani ishin në bankën e rezervistëve.
Te Winterthuri në bankën e rezervistëve ishte Ledjan Sahitaj.
25-vjeçari Nivokazi ka tri gola e një asistim në gjashtë ndeshjet e zhvilluara.