Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Cili është mesazhi i Diomandes për Jose Mourinhon?

Yan Diomande

Transferimi më i shtrenjtë në histori të Real Madridit, Yan Diomande, ka treguar prapaskenat e kalimit të tij te madrilenët nga Leipzigu gjerman. 

Ai ka dhënë një intervistë për “Sporty TV” dhe ka sqaruar gjithë situatën që e pati me trajnerin Jose Mourinho. Diomande e ka përgëzuar punën e teknikut portugez, ndërsa ka dhënë mesazh të fuqishëm para nisjes së sezonit. 

“Ishte sikur ëndërr, sepse nuk ka klub më të madh se Real Madridi. Nga momenti që e kuptova, nuk kam fjetur. Mourinho u zgjua në orën pesë të mëngjesit për të biseduar me mua dhe kjo tregon se sa i rëndësishëm isha për të. Kur të thërret Real Madridi, nuk mund t’i thuash jo. Kështu që vendosa, nëse Reali më do, do të jem aty”, ka deklaruar Diomande. Diomande është 19-vjeçar ndërsa luan në krah.

Ai u transferua te Real Madridi për 125 milionë euro.