Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bregu i Fildishtë shkëlqen ndaj Francës

Bregu i Fildishtë shkëlqen ndaj Francës

Bregu i Fildishtë ka shkëlqyer në miqësoren e së enjtes mbrëma në Nantes ndaj Francës duke fituar 2:1. 

Francezët me shumë yje në ekip shënuan të parët me Rayan Cherkin. Cherki shënoi me gjuajtje të fuqishme nga zona. 

Por, Bregu i Fildishtë u kundërpërgjigj me dy gola në pjesën e dytë, të shënuar nga Guela Doue. Guela është vëllai i madh i yllit të PSG-së, Desire Doue, i cili paraqitet te Franca. 

Desire, megjithatë, mbeti në bankën rezervë në këtë ballafaqim. 

Guela i shënoi golat e bukur në minutën e 53-të dhe të 84-t. 

Franca luan edhe një miqësore para Botërorit, atë ndaj Irlandës së Veriut më 8 qershor. 

Edhe Vëllezërit Doue me rrugë të ndryshme në Kupën e Botës Botërori 2026 Vëllezërit Doue me rrugë të ndryshme në Kupën e Botës

Më pas në Botëror do të luajë ndaj Senegalit, Irakut dhe Norvegjisë në fazën grupore. 

Bregu i Fildishtë i mbyll miqësoret. Tani përqendrohet në Botërorin 2026. Në grup me Bregun e Fildishtë janë Gjermania, Ekuadori dhe Kuraçaon.