Futboll

Berisha vendimtar në fitoren e Hackenit ndaj Anderlechtit

Etrit Berisha

Hackeni suedez ka eliminuar gjigantin belg, Anderlecht në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.

Anderlechti, që për trajner e ka Besnik Hasin, e kishte fituar 1:0 ndeshjen e parë në Belgjikë.

Të enjten mbrëma në Suedi, Hackeni fitoi 2:1, me gol të minutës së 92-të.

Kështu ndeshja u vendos në penallti. Dhe hero ishte portieri kosovar, Etrit Berisha. Ai ndali një penallti të Anderlechtit dhe më pas realizoi penalltinë vendimtare për fitore 4:2 dhe për avancim në raundin tjetër.