Mesfushori Leon Avdullahu dhe mbrojtësi Albian Hajdari rrezikojnë suspendimin.
Dy lojtarët e Hoffenheimit mund të suspendohen për shkak të kartonëve, nëse ndëshkohen të shtunën në ndeshjen në shtëpi ndaj Dortmundit.
Ky ballafaqim i takon xhiros së 30-të të Bundesligës.
Hoffenheimi lufton për një vend që dërgon në Champions dhe me mungesën e dy lojtarëve të Kosovës mund të humb shumë. Te Hoffenheimi luan edhe sulmuesi Fisnik Asllani.
Përveç dyshes së Kosovës, Hoffenheimi rrezikon edhe për suspendime të lojtarëve të tjerë.