Sulmuesi Donis Avdijaj u përjashtua në minutën e 88-të, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në ndeshjen që skuadra e tij Hartbergu e humbi të dielën në xhiron e 24-t të Bundesligës austriake.
Hartbergu humbi me rezultatin 3:0 në shtëpi nga Rapidi, ndërsa Donis Avdijaj u përjashtua me karton të kuq. Ai bëri një gjest josportiv për çka mori kritika nga trajneri i Hartbergut, Markus Schopp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVIDEO:
#HTBSCR Na da bin ich mal gespannt wieviele Spiele sperre er für die Geste bekommt @OEFBL pic.twitter.com/XdDKRlbG5H
Hartbergu është në grupin që lufton për titull kampioni.
“Dyshoj se ka qenë për faull, por gjesti i tij është për kritika. Reagimi nuk duhet të ndodhë fare. Ai vetëm duhet të mësoj nga ky gabim. Ai është një lojtar shumë emocional dhe gjithmonë përpiqet t’i sjellë këto emocione në fushë. Ai nuk bën miq me këtë gjest”, ka thënë Schopp.
Avdijaj ka shënuar gjashtë gola në edicionin aktual, ndërsa ka edhe tri asistime.