Fisnik Asllani e ka nisur në mënyrën më të mirë kthimin te Hoffenheimi pas pushimit të kombëtareve.
Sulmuesi i Kosovës realizoi supergol me të majtën në ndeshjen ndaj Mainzit për ta barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 23-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVIDEO:
Bring Asllani to Barcelona NOW pic.twitter.com/Mmc7wtFYZw
Për Asllanin është goli i nëntë në Bundesligë krahas pesë asistimeve.
Asllani shënon supergol, Hajdari luan, Avdullahu kthehet
Tre futbollistët e Kosovës sërish ishin protagonistë te Hoffenheimi. Por kjo skuadër humbi në shtëpi nga Mainzi me rezultatin 2:1.
Ndeshja e së shtunës i takoi xhiros së 28-të të Bundesligës. Për Hoffenheimin ishte humbja e dytë rresht në elitën gjermane dhe ndeshja e tretë pa fitore.
Fisnik Asllani shënoi supergol për Hoffenheimin, që megjithatë nuk ishte i mjaftueshëm në fund.
Ylli i sulmit të Kosovës realizoi me goditje nga distanca në minutën e 23-të për 1:1. Për Asllanin është goli i nëntë në Bundesligë. Ka edhe pesë asistime. Dhe supergoli i së shtunës vetëm sa e bënë edhe më të mundshme transferimin te ndonjë top-skuadër të Asllanit në verë.
Ai la fushën në minutën e 61-të. 23-vjeçari kishte javë shumë të ngarkuar, pasi u paraqit në dy ndeshjet e Kosovës, me Sllovakinë dhe Turqinë.
Po në minutën e 61-të u aktivizua Leon Avdullahu. Mesfushori i mungoi Kosovës në dy ndeshjet e plejofit për Botëror. Dhe mungesa e tij është ndier në humbjen 1:0 nga Turqia. Mesfushori i qendrës i kishte munguar Hoffenheimit më 20 mars ndaj Leipzigut, ndërsa u kthye nga lëndimi më shpejt se që pritej.
Reprezentuesi tjetër i Kosovës, mbrojtësi Albian Hajdari startoi te Hoffenheimi dhe e kompletoi ndeshjen. Hajdari luajti me kokë të fashuar për shkak të lëndimit që e pësoi në ndeshjen e Kosovës ndaj Turqisë. Hajdari ka pësuar çarje të kokës, pas veshit. Dhe plaga i është mbyllur me plot 16 penj.
Ndonëse nuk pritej, Hajdari stërviti të premten me Hoffenheimin dhe startoi të shtunën. Madje kishte një goditje të rrezikshme me kokë. Po ashtu e pësoi një goditje në kokë, por luajti deri në fund.
Me disfatë, Hoffenheimi ka bërë hap prapa në garën për kualifikim në Champions. Është në vendin e pestë me 50 pikë. Në vendin e katërt dhe të fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve është Leipzigu me 53 pikë. Ndërkohë Bayer Leverkuseni tani e ka vetëm një pikë më pak se Hoffenheimi. Është i gjashti me 49 pikë.
Avdullahu kthehet nga lëndimi, Asllani zëvendësohet
Leon Avdullahu ishte mungesë e madhe e Kosovës në ndeshjen ndaj Turqisë.
Mesfushori megjithatë ka kaluar lëndimin dhe u aktivizua te Hoffenheimi që po barazon 1:1 me Mainzin.
Avdullahu në fushë hyri në minutën e 61-të, kur fushën e la Fisnik Asllani. Asllani realizoi supergol në pjesën e parë, por u zëvendësua me gjasë për shkak të lodhjes. Ai ishte startues në dy ndeshjet e Kosovës.