Futboll

Anglia e fiton ndeshjen e parë me selektorin Carsley

Lee Carsley

Lee Carsley e ka nisur me fitore periudhën si selektor i Përfaqësueses së Anglisë. 

Anglia të shtunën në mbrëmje fitoi ndaj Republikës së Irlandës në Dublin, në ndeshjen e Grupit 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve. 

Declan Rice dhe Jack Grealish shënuan golat për fitoren e “Tre Luanëve”, ndaj shtetit të cilin dikur e përfaqësonin. 

Rice, i cili nuk festoi, shënoi në minutën e 11-të, kurse Grealish në minutën e 26-të, me asistim të Ricet. 
Edhe selektori Carsley në të kaluarën është paraqitur për Republikën e Irlandës. 

Ai erdhi në krye të Anglisë pas largimit të Gareth Southgatet, pas përfundimit të Evropianit 2024 që u organizua në Gjermani. 

Ndeshjen e radhës, Republika e Irlandës e zhvillon në shtëpi kundër Greqisë. 

Ndërkohë, Anglia luan në “Wembley” të martën mbrëma ndaj Finlandës, kurse për kapitenin Harry Kane, nëse luan, do të jetë paraqitja e 100-të.