Sepsi Sf. Gheorghe ka barazuar 2:2 me FCSB-në të mërkurën mbrëma në ndeshjen e gjashtë të grupit të skuadrave që po luftojnë për titull kampioni në Rumani.
Asistues në golin e barazimit 1:1 për vendësit ishte mesfushori shqiptar, Isnik Alimi.
Alimi, që ka katër gola të shënuar e dy asistime në 31 ndeshje në të gjitha garat në edicionin aktual, asistoi në minutën e 22-të.
Ai e kompletoi ndeshjen.
FCSB-ja është lidere me 46 pikë, kurse Sepsi në vendin e gjashtë ka 28 pikë.