St. Galleni ka avancuar në plejofin e Ligës së Konferencës, pavarësisht disfatës 3:2 të enjten mbrëma në udhëtim te Slask Wroclaw e Polonisë.
Skuadra zvicerane avancoi tutje me rezultatin e përgjithshëm 4:3.
Në humbjen 3:2 shënoi Bastien Toma për mysafirët.
Ai realizoi në minutën e 21-të.
Toma e kompletoi ndeshjen kurse Albert Vallçi ishte në bankën rezervë.
St. Galleni në plejofin e Ligës së Konferencës do të luajë kundër Trabzonsporit që u eliminua nga Rapidi i Austrisë, në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.